‘One Albania’ fitoi miliona në bashkëpunim me Arbër Veliajn

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbuluar një skemë të ndërlikuar të trafikut të influencës që lidh kompaninë telefonike “One Albania” dhe shoqërinë promocionale “Gogel shpk”, në pronësi të Arbër Veliajt, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Dokumentet e siguruara nga hetimet tregojnë një sistem të mirëorganizuar për përfitime të paligjshme përmes tenderave publikë të zhvilluar nga Bashkia Tiranë.

Si nisi hetimi?

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, hetimi ka zbuluar se klienti kryesor i “Gogel shpk” është kompania “One Albania”, e cila ka realizuar pagesa në vlerën e 551.639.924 lekëve të reja për shërbime promocionale dhe marketing. Në të njëjtën kohë, kjo kompani ka fituar disa tendera të mëdhenj në Bashkinë Tiranë, të gjitha në periudhën kur bashkia drejtohej nga Erion Veliaj.

Çfarë përfitoi “One Albania” nga Bashkia e Tiranës?

Kompania “One Albania” ka qenë fituese e disa tenderave me vlera të larta në Bashkinë Tiranë, ndër të cilët spikasin:
• Tenderi për infrastrukturë të dedikuar optike dhe shërbime data, me fond limit 74.398.398 lekë, ku “One Albania” u shpall fituese më 15 tetor 2024, me një ofertë prej 68.774.075 lekë.
• Tenderi për monitorimin online të trafikut urban, me fond limit 41.662.726 lekë, i fituar më 1 nëntor 2024, me një ofertë përfundimtare prej 40.383.527 lekë.

Në vijim, në vendimin e Gjykatës së Posaçme jepen detaje të përfitimeve që ka marrë kompania “One” nga bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Erion Veliaj.

Nga ana tjetër, evidentohet se kompania ‘ONE Albania’ ka marrë pjesë në disa procedura të prokurimit publik dhe ka arritur të shpallet fituese në disa prej tyre, duke bashkëpunuar kryesisht me qeverisjen vendore Tiranë”, thuhet në vendim.

Në foto: Pjesë nga vendimi gjyqësor, ku përmendet raporti mes “Gogel” dhe “One Albania”

Gjykata, bazuar në hetimet e Prokurorisë së Posaçme, citon edhe tenderat e fituar nga “One Albania” në Bashkinë e Tiranës.

“One” ka fituar disa procedura në Bashkinë e kryeqytetit, “përfshirë këtu tenderin me ojekt ‘Shërbimi i infrastrukturës së dedikuar optike dhe shërbimeve data’, me një fond limit prej 74.398.398 lekë. Për këtë tender, kompania është shpallur fituese në datë 15 Tetor 2024, me një vlerë kontraktuese prej 68.774.075 lekë”.

Gjithashtu, siç citohet në vendimin gjyqësor “një tjetër projekt i rendësishëm ka qenë ofrimi i shërbimeve on-line për monitorimin e trafikut urban në Bashkinë e Tiranës. Ky tender, me një fond limit prej 41.662.726 lekë, rezultoi me nënshkrimin e kontratës më 1 nëntor 2024, me një vlerë përfundimtare prej 40.383.527 lekë”.

Si u “qep” tenderi 700 mijë euro për “One”

Në të dyja rastet, “Vodafone Albania” ishte i vetmi konkurrent tjetër, por është skualifikuar për mungesë të dokumentacionit të plotë, duke lënë “One Albania” si fituesin e vetëm.

Skema e dyshuar e manipulimit të tenderave

Sipas ankesës së dorëzuar nga MC Networking pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), Bashkia Tiranë ka zhvilluar tendera me kritere të qepura që përjashtojnë automatikisht çdo kompani tjetër përveç “One Albania” dhe “Vodafone”. Në çdo rast, “Vodafone” skualifikohet, duke e bërë “One” fituesin e vetëm të tenderave.

KPP ka pranuar ankesën dhe ka kërkuar që MC Networking të kualifikohet si ofertuesi me vlerën më të ulët, duke konfirmuar parregullsitë në procesin e prokurimit publik.

Roli i Arbër Veliajt dhe “Gogel shpk”

Në thelb të konfliktit të interesit qëndron kompania promocionale “Gogel shpk”, në pronësi të Arbër Veliajt. Kjo kompani është përgjegjëse për menaxhimin e fushatave promocionale të “One Albania”, ndërkohë që vëllai i tij, Erion Veliaj, firmoste tenderat që përfitoheshin nga kjo kompani.

Sipas dokumenteve të hetimit, “Gogel” nuk ka klientë të tjerë të mëdhenj përveç “One Albania”, duke e bërë këtë marrëdhënie tërësisht të varur nga lidhja mes kompanisë telefonike dhe Bashkisë Tiranë.

A është kjo një skemë për përvetësim fondesh?

Hetimet e deritanishme të SPAK kanë krijuar dyshime të arsyeshme për një skemë të mirëorganizuar të trafikut të influencës dhe përvetësimit të fondeve publike. Nga njëra anë, “Gogel shpk” përfiton miliona nga “One Albania” për shërbime marketingu, ndërsa nga ana tjetër, “One Albania” fiton tendera publikë me vlera të larta pa garë reale në Bashkinë e Tiranës.

Reagimet dhe pritshmëritë për hetimet

Ky skandal ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin publik. Çështja pritet të thellohet edhe më shumë, ndërsa hetimet e SPAK synojnë të zbardhin nëse ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë të Erion Veliajt për favorizimin e “One Albania” dhe përfitimin e drejtpërdrejtë të vëllait të tij, Arbër Veliaj.

së pari, Bashkia e Tiranës vendos kritere të panevojshme, por që plotësohen vetëm nga “One” dhe “Vodafone Albania”, duke skualifikuar konkurentët e tjerë; së dyti, “Vodafone Albania” skualifikohet se nuk plotëson dokumentacionin e plotë dhe në fund fitues shpallet “One”.

“…Kemi vënë re se kjo procedurë është bërë për kompanite ‘One’ dhe ‘Vodafone albania’, të cilat ofertojnë të dyja sëbashku. Në të gjitha rastet, kompania ‘Vodafone Albania’ skualifikohet për mungesë dokumentaconi dhe gjithmonë kualifikohet kompania ‘ONE’, e cila me këto veprime po bëhet e vetmja që fiton tendera me makinacione dhe marrëveshje të heshtura me Vodafone Albania dhe Bashkinë Tiranë”, thuhet në ankimin e dorëzuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

Në foto: Pjesë nga vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP)

Pasi analizoi situatën dhe kreu hetimin administrativ, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të pranojë kërkesën e “MC Netëorking”, duke kërkuar nga Bashkia e Tiranës që ta kualifikojë në tender dhe, rrjedhimisht, ta shpallë fitues, si ofertuesi me vlerë më të vogël.

Gjithashtu, edhe në janar të vitit 2024, kompania “One” fitoi tenderin e zhvilluar nga Bashkia e Tiranës, me objekt “Ofrimi i shërbimit online për monitorimin e trafikut urban në Bashkinë Tiranë”, me fond limit 40 milionë lekë të reja.

Në këtë procedurë, krahas ‘One”, mori pjesë edhe “Vodafone Albania”, e cila u skualifikua, pasi u vlerësua se nuk plotësonte disa prej kritereve të vendosur në dokumentat tenderues.

Tenderi i zhvilluar nga Bashkia e Tiranës në janar 2024, fituar nga “One”

Ky tender nxiti reagime publike, duke hedhur dyshime për konflikt të mundshëm interesi ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe shoqërisë telefonike “One”.

SPAK është në fazën përfundimtare të mbledhjes së provave dhe dëshmive që mund të çojnë në ngritjen e akuzave për korrupsion, trafik influencash, dhe abuzim me detyrën për personat e përfshirë në këtë skemë të dyshuar.