Dr. Azis Jata
Skandali IPARD: Si u shpërdoruan fondet e BE-së dhe u penalizuan fermerët shqiptarë
Një prej skandaleve më të mëdha të keqpërdorimit të fondeve të Bashkimit Evropian në Shqipëri u bë publik me vendimin e Brukselit për të bllokuar programin IPARD. Këto fonde, të cilat synonin të ndihmonin bujqësinë shqiptare, përfunduan në duart e një rrjeti abuzuesish që i përdorën për reklama dhe interesa private, në vend që të mbështesnin fermerët dhe zhvillimin rural.
Paratë për fermerët, u derdhën në reklama
Kjo faturë tregon se Ministria e Bujqësisë, nën drejtimin e ish-ministres Frida Krifca, ka shpenzuar 100 mijë euro për fushata publicitare, fonde që ishin dedikuar për fermerët.
Paratë u derdhën në llogaritë e
LE SPOT PRODUCTION SH.P.K, një kompani e lidhur me biznesmenin Theodhor Çami, i cili zotëron edhe Euronews Albania.
Për ironi, media e tij mban si flamur të saj luftën kundër korrupsionit, ndërsa fondet e taksapaguesve europianë përfundonin në reklama që supozohej të informonin fermerët për aplikimet në IPARD II.
Në përshkrimin e transaksionit, fatura është regjistruar më 15 prill 2022 dhe ekzekutuar më 21 prill 2022, gjatë kohës kur Krifca ishte ende ministre. Kjo pagesë, e regjistruar nën kodin e shpenzimeve për “aktive të qëndrueshme” (AQT), bie ndesh me destinacionin e fondeve, pasi reklamat nuk janë aktive që mund të inventarizohen. Pra, fondet janë zhvendosur me një skemë mashtrimi, që në çdo vend tjetër do të kishte pasoja të rënda ligjore.
Nëpërmjet një përshkrimi Shpenzime AQT, aktive të qëndrueshme që i përket kodit në buxhetin e shtetit.
Aparati i ministrisë drejtuar nga Krifca asokohe ka kaluar në llogarinë e një agjencie reklamash plot 100 mijë euro.
Por AQT është aktive të qëndrueshme, pra blerja e në madhi që inventarizohet. Se si ka mundur thesari apo Krifca ta çertifikojë këtë faturë i mbetet SPAK ta zbulojë. Nëse ka apo jo shkelje?
Fatura është regjistruar në sistem më dt.15.4.2022 dhe ekzekutuat më 21.4.2022. Në këtë periudhë ishte ende Ministre znj.Krifca e cila vinte në këtë post nga azhbr.
Përshkrimi i Transaksionit 100 mijë euro
Aparati Ministrise se Bujqesise dhe Zhvillimit Rural (3535)/ish Aparati Ministrise se Bujqesise e Ushqimit (3535) LE SPOT PRODUCTION SH.P.K Tirane 10,067,220 2022-04-15 2022-04-2115310050012022 Shpenz. per rritjen e te tjera AQT MBZHR,231,Pagese e detyrimit objektin Fushate publicitare per Thirrja e katert per aplikime nga IPARD II,Urdher Nr.161 dt 01.04.2022,Kontrate nr 88 dt 07.01.2022,PV dt 12.01.2022,PV dt 08.02.2022,Fature nr 16 date 08.02.2022

Po cila është kompania përfituese e kësaj pagese firmosur nga Krifca?
Referuar transaksioneve dhe qkr ajo është:
LE SPOT PRODUCTION SH.P.K është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar më datë 16.03.2006 dhe që funksionon sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë, me numër identifikimi në regjistrin tregtar NIPT K61805010F, me adresë në Tiranë, Rruga Themistokli Germenji, Nr 1, me administrator Mirjona Rada. LE SPOT GROUP sha zotëron 100% të kapitalit të kësaj shoqërie. (Sipas të dhënave të QKB deri më datë 03.03.2021).
Kjo Kompani ka disa aksioner dhe ndërlidhje me Le Spot Group e cila ka qenë e zotëruar edhe nga biznesmeni Theodhor Çami.
Një ndër aksionerët e Kompanisë që ka marrë 100 mijë euro rezulton sipas qkr gazetarja Zefina Asani sot drejtoresh e Le Spot dhe e njohur si personi që menaxhon reklamat për llogari të z.Çami.
Çami është i njohur edhe si pronari i Euronews Albania medias brand europian. Media e cila rolin dhe misionim e saj ka informimim dhe denoncimin e çdo abuzimi si rojtari i parave të taksapaguesve europian.
Në të drejtën e tij kompanitë e lidhura me z.Çami kanë bërë biznes dhe është e ligjshme
Ajo që mbetet të hetojë Spak është se si fondet e bujqërve për tokat arat dhe prodhimet përfunduan në reklama të cilat jo vetëm nuk i ndalën dot abuzimet po për fat të keq penalizuan fshatarët.
Abuzime me përzgjedhjen e fermerëve dhe shpërndarjen e granteve ishte pikërisht arsye përse BE ndërpreu fondet e IPARD. Ndërsa abuzohej me këto fonde nga ana tjetër 100 mijë euro shpenzoheshin për reklamë për të ftuar fshatarët në aplikim. Nuk dihet nqs realisht ka patur një informim të fshatarëve apo ndodhi e kundërta atyre u mbyll çdo derë në media për të denoncuar abuzimet. E të ndodhur në këtë situatë ata u detyruan të informonin BE deri sa OLAF zyra e BE kundër mashtrimit ndëhyri.
OLAF Zbulon Keqpërdorimin e 33 Milionë Eurove
Hetimi i nisur nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimeve (OLAF) ka identifikuar një abuzim masiv me fondet e IPARD II, ku 33 milionë euro janë shpërdoruar përmes një skeme të mirëmenduar korrupsioni. Në vend që paratë të shkonin për fermerët, aplikuesve u kërkohej të paguanin një përqindje të lartë të grantit te kompani konsulence të parapërcaktuara, të cilat kishin lidhje të drejtpërdrejta me Agjencinë Shqiptare për Zhvillim Rural (ARDA).
Hetimi i OLAF ka zbuluar një sërë shkeljesh, përfshirë:
• Shpërndarjen e granteve me tarifa të fshehura për kompani konsulence të lidhura me zyrtarë të ministrisë.
• Dhënien e kontratave pa garë ose me garë të manipuluar.
• Mbifaturime dhe ndryshime të destinacionit të fondeve.
• Detyrimin e fermerëve për të paguar ryshfet për të përfituar nga grantet.
Si rezultat i këtyre abuzimeve, Komisioni Evropian ka ndërprerë financimin për IPARD III, me një shumë totale prej 112 milionë euro, duke lënë fermerët shqiptarë në mëshirë të fatit.
Ish- ministrja e Bujqësisë Krifca autorizoi pagesën prej 100 mijë eurosh për reklama
Në këtë zinxhir abuzimi, roli i Ministrisë së Bujqësisë dhe drejtueses së saj të kohës, Frida Krifca, është kyç. Ajo jo vetëm që lejoi këtë skemë të funksiononte, por edhe e autorizoi pagesën prej 100 mijë eurosh për reklama nga fondet e destinuara për fermerët.
Skandali nuk është vetëm çështje administrative, por një krim financiar që ka dëmtuar jo vetëm fermerët shqiptarë, por edhe taksapaguesit e Bashkimit Evropian, të cilët kontribuojnë në këto fonde për zhvillimin e bujqësisë në vendet kandidate për anëtarësim. Për këtë arsye, SPAK ka hapur një hetim mbi të paktën 20 raste të abuzimit me fondet IPARD II.
Drejtësia e vonuar, por e pashmangshme
Ndërsa hetimet vazhdojnë, një gjë është e qartë: skema korruptive e shpërdorimit të fondeve europiane ka dëmtuar jo vetëm fermerët shqiptarë, por edhe imazhin e vendit në sytë e BE-së. Ky skandal nuk është vetëm një abuzim me para, por një mashtrim shtetëror, ku fonde të dedikuara për zhvillimin e fshatit kanë përfunduar në xhepat e një grupi të vogël biznesmenësh dhe zyrtarësh.
Nëse SPAK nuk vepron shpejt dhe me vendosmëri, Shqipëria rrezikon të humbasë përfundimisht besimin e Bashkimit Evropian dhe të mbetet jashtë skemave të financimit për dekada të tëra. Tani, çështja nuk është më nëse ka abuzim, por kush do të mbajë përgjegjësi për këtë skandal?






