Miliona euro për kamionë plehrash, korrupsioni i Veliajt dhe klanit të tij në SPAK
Skandali më i fundit që ka dalë në dritë nga ECO Tirana, ndërmarrja që menaxhon pastrimin e kryeqytetit, konfirmon edhe një herë abuzimin e hapur me fondet publike përmes tenderave të paracaktuar. Një tjetër tender për blerjen e kamionëve kompaktues të plehrave është anuluar në mënyrë të dyshimtë, duke nxjerrë në pah skemën e pastrimit të parave dhe manipulimeve në prokurime.
Tenderi i anuluar për kamionët e plehrave – një skemë e pastër fiktive
Në datën 4 mars 2025, ECO Tirana anuloi një tender për blerjen e kamionëve kompaktues, me një justifikim absurd. Sipas njoftimit zyrtar, “operatori ekonomik i shpallur fitues” u tërhoq nga kontrata për shkak të vonesave në transportin e mallit nga Kina, të shkaktuara nga konfliktet në Lindjen e Mesme. Por ky argument nuk qëndron! Konflikti ka nisur dy vite më parë, ndërsa tenderi është mbajtur më 12 nëntor 2024, duke bërë të qartë se këto problematika ishin të parashikueshme. Për më tepër, kompania fituese e dinte afatet e dorëzimit në momentin kur aplikoi për tenderin.
Në realitet, ky nuk është një rast i izoluar. Anulimi i tenderit shërben si një taktikë për të shmangur operatorin e dytë të kualifikuar, duke ruajtur monopolin e kompanive të preferuara. Në këtë rast, diferenca ndërmjet ofertës fituese dhe asaj në vend të dytë ishte aq e vogël saqë nuk justifikonte rishpalljen e tenderit. Madje, kompania e parë duhej të kishte humbur automatikisht garancinë e ofertës prej 12,500 euro, por as kjo nuk ka ndodhur. Kjo lë të kuptohet se gjithçka është orkestruar në prapaskenë.
Marrëveshja e fshehtë mes kompanive dhe pazaret në prokurime
Emrat e kompanive pjesëmarrëse në këtë tender tregojnë një skemë të përsëritur. Tri kompani – Autobren s.r.l., OMB SPA dhe ARTEO 2018 – kanë qenë të pranishme në disa tendera të mëparshëm të ECO Tirana. Ato ofrojnë çmime të ngjashme, por gjithmonë njëra prej tyre skualifikohet për mungesë dokumentacioni, duke i hapur rrugë fituesit të paracaktuar.
Në këtë tender, kompania OMB SPA paraqiti një ofertë prej 60,840,600 lekësh, por nuk dorëzoi as dokumentet dhe as sigurimin e ofertës. Ndërkohë, Autobren s.r.l. ofroi 100% të fondit limit, një praktikë tipike e tenderëve të manipuluar. Kjo e njëjta kompani ka fituar edhe një tender tjetër në janar 2025 për blerjen e një makine fshesë me vlerë 191 milionë lekë, duke “garuar” sërish me OMB SPA, e cila u skualifikua për të njëjtat arsye.
Në korrik 2024, OMB SPA fitoi një tjetër tender për blerjen e një makine pastrimi për 95 milionë lekë. Ndërsa në janar 2025, kompania e Artan Topit mori një tjetër tender për blerjen e kazanëve të plehrave, duke “konkurruar” me të njëjtën kompani OMB SPA. Ky skenar përsëritet në mënyrë sistematike, duke e kthyer ECO Tirana në një çerdhe të abuzimit financiar.
blerjen e kamionëve kompaktues. ECO Tirana ka anuluar në datën 4 mars 2025 tenderin e blerjes së makinave kompaktuese të plehrave.

Ndërkohë arsyeja e anulimit nxjerr në dritë fiktivitetin e tenderave dhe korrupsionin. “Operatori Ekonomik i shpallur fitues tërhiqet nga nënshkrimi i kontratës për shkak të mospërmbushjes së afatit të dorëzimit të mallit sipas përcaktimeve në tender, kushte te cilat nuk varen prej tij, por problematikave në rrugët e transportit ujor në Lindjen e Mesme nga sulmet (luftimet) e grupeve
terroriste, të cilat kanë sjellë devijimin e rrugëve detare me pasojë vonesa dhe risqe në ardhjen brenda afateve të porosive nga prodhuesi (Kinë)”, ky është arsyetimi i anulimit të tenderit.
Pronari i kompanisë ARTEO 2018, Artan Topi dhe administratori i ECO Tirana, Diego Testi janë treguar kreativ në gjetjen e “forcës madhore” edhe kur ajo nuk ekziston.

Tenderi është mbajtur më 12 nëntor 2024, ndërsa sulmet në Gjirin Persik kanë filluar para dy vjetësh. Pra, nëse do të ishte kjo arsyeja, atëherë Topi nuk do të futej në tender, sepse afati ishte i përcaktuar në dokumentet e njoftimit të prokurimit.
Nga ana tjetër Eco Tirana anulon procedurën pasi kompania e kualifikuar e dyta në këtë procedurë prokurimi nuk mund të shpallet fituese sepse diferenca ndërmjet ofertës së kualifikuar në vendin e parë dhe asaj nё vend të dytë, është jo më e madhe se vlera e sigurimit të ofertës të ofertuesit që është tërhequr.
Më e pakta është që Artan Topit të në bazë të ligjit, t’i konfiskohet sigurimi i ofertës prej 12500 euro. Ndërsa Agjencia e Prokurimit Publik duhet të hetojë përse nuk ishte lidhur kontrata, ndërkohë që fituesi është shpallur më 13 janar 2025?
Po flasim për një tender që është hapur në 12 nëntor 2024. Më konkretisht, ECO Tirana organizoi prokurimin me objekt “Blerje kamion kompaktor mbeturinash” me fondin limit 61 331 250,00lekë, që përfundoi më 17 dhjetor 2024.
Pjesëmarrësit që marrëveshje me njëri tjetrin?
Tri kompanitë Autobren s.r.l.. OMBSPA, ARTEO 2018 janë të njëjta në disa tendera të fundit të ECO Tirana. Duke qenë se ofertat e tyre janë shumë të përafërta, ka dyshime se janë marrëveshje me njëra tjetrën. Po ashtu, ka paraqitje formale, ku herë njëra dhe herë tjetra dorëzojnë oferta të pavlefshme.
Në këtë tender kompania italiane OMB SPA ka bërë ofertën 60.840.600 lekë. Firma është skualifikuar se nuk ka dorëzuar asnjë dokument, madje nuk ka bërë as sigurimin e ofertës. Kompania Autobren s.r.l. ka paraqitur një ofertë lekë, sa 100% e fondit limit.
E njëjta kompani, Autobren s.r.l. ka fituar tenderin për blerjen e një makine fshesë 191 milionë lekë, më 21 janar 2025.

Dhe ka “konkurruar” me kompaninë tjetër italiane OMB SPA, e cila edhe në këtë rast “skualifikohet” për mungesë dokumentesh. Sqarojmë se kjo kompani nuk është e regjistruar në QKB. Pra, merr pjesë fiktivisht në tender. Edhe në korrik 2024, kompania në fjalë ka përfituar tender me një pjesëmarrës një makinë tjetër fshesë për pastrimin e rrugës, me vlerë 95 milionë lekë.
Më 31 janar 2025, kompania e Artan Topit ka marrë tenderin për blerje kazanësh nga ECO Tirana. Tenderin e ka fituar përballë firmës OMBSPA.

Pra, nuk është çudi që tërheqja e Artan Topit të jetë bërë në marrëveshje me dy biznesmenët italianë.
Sa kushton një kamion për plehrat në Kinë?
Tenderi i anuluar i Eco Tirana me fondin 614 milionë lekë (pa T VSH) kishte objekt blerjen e vetëm 5 makinave kompaktimi të plehrave. Në tabelën më poshtë, nxjerrë nga dokumentet e tenderit, në anën e djathtë dallohet porosia që është për 5 copë.

Pra, i bie që kompania do të shpenzojë 125 milionë lekë për një kamion përfshirë transportin. Nëse gjatë përllogaritjes së fondit limit, komisioni i tenderit do të konsultohej me tregun e makinave do të kishim një fond të paktën sa gjysma e këtij që shpallet në prokurim.
Më poshtë janë disa nga çmimet e kamionëve që ka porositur Eco Tirana.




Çmimet variojnë nga 18 deri në 49 mijë euro për një kamion me kërkesat që ka tenderi për makina të reja deri në 18 ton, me të gjitha cilësitë e përshkruara. Diferenca është çmimi i korrupsionit që në fakt e paguajnë qytetarët e Tiranës përmes tarifave të pastrimit.
Çmimet e fryra dhe korrupsioni i hapur
Duke analizuar shifrat e këtij tenderi të anuluar, bëhet e qartë se fondet e publikut po vidhen hapur. ECO Tirana planifikonte të blinte 5 kamionë kompaktues për një shumë 614 milionë lekë (pa TVSH), që do të thotë 125 milionë lekë për një kamion. Në tregun kinez, kamionët me specifika të ngjashme kushtojnë 18 deri në 49 mijë euro, përfshirë transportin dhe taksat. Diferenca e madhe tregon qartë korrupsionin masiv që po zhvillohet në sytë e të gjithëve.
3.1 miliard lekë për italianin e “besuar” të Erion Veliajt
Një tjetër tender i dyshimtë i ECO Tirana është ai i 2 gushtit 2024, ku 3.1 miliard lekë (pa TVSH) u dhanë për blerjen e 10 makinave kompaktuese të plehrave. Fitues u shpall biznesmeni italian Ampelio Ziggiotto, i cili garoi i vetëm. Ky tender u vlerësua me “Flamurin e kuq” nga Open Data Albania, si një procedurë e rrezikshme për korrupsion.
Fillimisht, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) e anuloi këtë tender, por më pas, me ndërhyrjen politike të Erion Veliajt, ky vendim u ndryshua. Kryetari i KPP, Jonnaid Myzyri, e lejoi tenderin të vazhdonte, pavarësisht dyshimeve të ngritura.
Dokumentet tregojnë se specifikimet e tenderit ishin vendosur qëllimisht për të favorizuar një kompani të vetme. Për pasojë, operatorët e tjerë ekonomikë nuk mund të konkurronin. Për këtë arsye, një kompani shqiptare e quajtur Jodi Konstruksion kishte kërkuar ndryshimin e kritereve, por kërkesa u refuzua.
Kjo tregon qartë një model të përsëritur të manipulimeve: tenderët hapen me specifika të ngushta, operatorët e padeshiruar skualifikohen, dhe fituesit paracaktohen paraprakisht.
Mafia italiane dhe lidhjet e errëta të ECO Tirana
Lidhjet mes ECO Tirana dhe biznesmenëve italianë shkojnë përtej tenderëve të manipuluar. Kjo kompani është 51% në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe 49% në pronësi të AGSM Holding Albania, një kompani me lidhje të dyshimta me mafian italiane.
AGSM Holding Albania drejtohet nga Andrea Miglioranzi, një biznesmen italian i akuzuar në Itali për pastrim parash dhe lidhje me ‘Ndrangheta-n. Ai është përfshirë në një gjyq për korrupsion në Venecia, ku është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg.
Kjo kompani ka marrë nga ECO Tirana kontrata koncesionare që zgjasin deri në vitin 2100 – një skemë që garanton monopol afatgjatë mbi pastrimin e Tiranës, duke e kthyer këtë ndërmarrje në një burim të pashtershëm korrupsioni.
SPAK ka nisur hetimet për “ECO Tirana” 
Një studio ligjore në Tiranë ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj administratores së ECO Tirana, Anjeza Çapllani, për shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash. Hetimet pritet të shtrihen edhe te kompania mëmë AGSM Holding Albania dhe drejtuesi i saj, Andrea Miglioranzi.
Gjithashtu, SPAK po shqyrton kontratat koncesionare afatgjata të ECO Tirana, që kanë vënë në pikëpyetje transparencën e miliardave lekëve të shpenzuara nga taksapaguesit shqiptarë.
Nëse këto hetime çojnë në përfundimin logjik, shumë shpejt mafia e plehrave në Shqipëri do të përballet me pasojat ligjore!






