Kastriot Çipi
Profesioni i xhelatit është po aq i vjetër sa ai i kurvës. Në shekuj ka ekzistuar dënimi me vdekje, me urdhër të mbretit apo vendim të gjykatës dhe për ekzekutimin e tij janë ngarkuar gjithmonë njerëz të thjeshtë, që kanë siguruar bukën e fëmijëve, duke lëshuar litarin e gijotinës, duke shkrepur këmbëzën, apo duke shkelmuar stolin e të dënuarit me varje në litar. Por sa herë që dënimi ka qenë i padrejtë dhe viktima është shpallur i pafajshëm pas vdekjes, askush nuk ka kërkuar dënimin e xhelatit. Tekefundit, ai ka zbatuar ligjin, të përfaqësuar nga mbreti apo gjykata.
Por po ashtu ka pasur dhe ndoshta, fatkeqësisht, do të ketë edhe në të ardhmen, raste kur vendimi i dënimit me vdekje dihet se është i padrejtë. Dënimet politike gjatë diktaturës komuniste vërtet janë marrë nga gjyqtarë militantë, por kanë qenë bazuar në ligje kriminale, në procese të padrejta gjykimi, e pikërisht për këto arsye, një pjesë e peshës së fajit duhet të rëndojë sot edhe mbi ata policë, që kanë shkelmuar stola nën trikëmbësh, apo janë rreshtuar në togën e pushkatimit. Ata që nuk janë penduar për këto veprime, nuk janë thjesht xhelatë, por edhe kurva. Kurva në shpirt. Burra kurva. Krijesa shumë më të neveritshme se ato që ushtronin kurvërinë për të siguruar bukën e gojës, për vete dhe fëmijët.
Po ç’mund të thuash kur gjendesh përballë tre xhelatëve femra? Ç’mund të thuash për tre femra, nëna aktuale ose të ardhshme, që marrin përsipër të shkelmojnë stolin nën trikëmbëshin, ku do të varet një baba familjeje, me një grua të sëmurë, dy prindë pleq dhe tre fëmijë në kurriz? Jo, ato nuk kanë faj për pushimin nga puna dhe dënimin me uri të shtatë shpirtrave, që edhe me atë rrogë janë me siguri të kequshqyer.
Vendimin e ka marrë drejtori i AKSH, një militant partie, që zbaton urdhrin e udhëheqësit, për ristrukturimin e institucionit. Por stolin po e shkelmojnë ato, tre xhelatët-kurva, që nuk kanë turp të venë emrin dhe firmën në një procesverbal makabër. Dhe sot nuk jemi në diktaturë. Ato mund dhe duhej t’i thonin “JO” shefes së tyre, Lorena Goxhobelli! Të mos pranonin të merrnin pjesë në këtë procedurë kriminale!
Kam qenë vetë drejtor institucioni publik dhe e di shumë mirë se ristrukturimi nuk ndodh pa propozimin e drejtorit. Veç kësaj, ristrukturimi nuk është shkak për pushimin nga puna të askujt, nëse nuk shoqërohet me shkurtimin e numrit total të punonjësve. Thjesht dikujt duhet t’i ndryshojë emërtesa dhe përshkrimi i vendit të punës, në përputhje me kualifikimin e tij.
Kështu që këto tre xhelatë janë edhe kurva, sepse e dinë mirë se çfarë po bëjnë, prandaj kam një nevojë ulëritëse t’ua shkruaj emrat, që t’ua dinë të gjithë. Ato janë: IRSA OSMANI, PJERETA BINOSHAJ dhe OLTA XHABRAHIMI! Këto po shkelmojnë stolin e trikëmbëshit, ku po dënohet me vdekje një familje e tërë, për qejfin e kryexhelates kryekurvë LORENA GOXHOBELLI!
Opozita duhet t’i mbajë shënim këto veprime dhe sapo të marrë pushtetin ta dezinfektojë administratën publike nga këto fëlliqësira jonjerëzore!






